Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

 

Aktualitete

"Uji i banjës së Tetovës të mbrohet, ose të ndalohet për pije!"

"Një baktere për kohë relativisht të shkurtër mund të shumohet dhe me konsumimin e këtij uji ekziston mundësi për helmim dhe çrregullim të traktit të lukthit dhe zorrëve, gjegjësisht sistemit të tretjes", theksoi dr. Fejzuli.

Uji i tharët i banjës së Tetovës, duhet të mbrohet ose të ndalohet për pije, paralajmërojnë punëtorët shëndetësorë nga Tetova. Vitet e fundit me të madhe shfrytëzohet uji i këtij lokaliteti nga qytetarët dhe krahas asaj që gjatë testimeve të vazhdueshme në Entin për Mbrojtje Shëndetësore në Tetovë shpesh herë regjistrohet parregullsi bakteriologjike.
"Reshjet e shpeshta dhe prurjet e lumit Shkumbin, ndotin burimet e pambrojtura, duke bërë ujin të pa konsumueshëm. është vështirë të çrrënjoset diçka që është zakon dhe besim i qytetarëve, kur gjithçka është e lënë në vetëdijen e tyre. Duke pasur parasysh atë se me vite uji shfrytëzohet nga popullata lokale, do të ishte mirë që vetëqeverisja lokale të bëjë kaptash solid të burimeve, me çka do të mbroheshin burimet nga ndotës të jashtëm", deklaroi dr. Xhavid Fejzuli, udhëheqës i njësisë së punës "Higjiena dhe mbrojtja e ambientit jetësor" pranë EMSh të Tetovës. Tek pushteti komunal ekziston vullnet për ta rregulluar këtë vend pikniku mbi qytet, mirëpo mungojnë financat. Ata arsyetohen se komuna nuk mund të ndikojë në vendimin e qytetarëve nëse do ta pinë ujin ose jo. Mjekët thonë se qytetarët duhet së paku të paralajmërohen në vënien e ndonjë shenje, ose tabele se uji është i ndaluar për pije.
"Në pajtim me procedurën ligjore, pas analizës së kryer, enti në Tetovë e njofton Drejtorinë e Ushqimit, njësinë rajonale në Tetovë dhe ajo duhet të vendosë shenjë dhe të shpallë ndalesë për konsumimin e këtij uji", sqaron dr. Fejzuli. "Një baktere për kohë relativisht të shkurtër mund të shumohet dhe me konsumimin e këtij uji ekziston mundësi për helmim dhe çrregullim të traktit të lukthit dhe zorrëve, gjegjësisht sistemit të tretjes", theksoi dr. Fejzuli.
Nëse nuk merren masa konkrete, qytetarët edhe më tej do ta pinë ujin nga banja e Tetovës, duke besuar se ndihmon në kurimin e dhimbjeve në sy, dhimbjeve të kokës, ndezjes së lukthit, dhimbjeve të stomakut, guri në veshka, sëmundje të lëkurës e kështu me radhë.


Të tjera:

Më të rrezikuar banorët e ndërtesave
përgjatë lumit Vardar dhe ata afër qendrës për kulturë!

Karton i verdhë...për ata që lanë pusetat e kopshtit të hapura!
Arrestohen plaçkitësit e kompjuterëve nëpër shkolla
Nuk dihet asryeja e vdekjes së foshnjës
Tre vite burg për abuzim seksual të fëmijës
Javë e zezë në Gostivar, ndodhin dy vetëvrasje!
Kontakti i shkurtër nga televizori, shkaktarë i zjarrit
Çarçafë të rinj nga Zvicra për shtretërit e spitalit në Gostivar
Largohen magazinat, zhbllokohet rruga e spitalit!
Ndihma e parë, lirimi nga taksat komunale!
Do të sanohen dëmet në autostradë dhe në rrugët rajonale
Stacioni për ngarkim-shkarkim të mbeturinave megjithatë do të ndërtohet në dalje të qytetit!
Shmangia e përgjegjësisë nuk mund t`i mbrojë fëmijët
Reformat, shpëtim për kadastrën e “mbytur”në lëndë të vjetra
Bejta: Gostivari mund të hyjë në fazën e dytë të decentralizimit!
"Uji i banjës së Tetovës të mbrohet, ose të ndalohet për pije!"
Laboratoria, "luftë" mes spitalit dhe shtëpisë së shëndetit
Shumë pak të interesuar për informacionet me karakter publik
Zyra për ndihmë juridike falas, me dyer të mbyllura
Përmirësohen kushtet në repartin intern dhe atë kirurgjik
Të rinjtë i promovojnë “heronjtë” e kohës sonë
"Ekzistojnë shifra të zeza që nuk i di askush"
Koncert i muzikës klasike
Prezantim i veprave të grafistes Nexhmije Çerkezi nga Prishtina
Shënohet dita e gjimnazit të Tetovës
Shënohet 50-vjetori i themelimit
Koncert në Makedonski Brod

Top