Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

 

Aktualitete

Laboratoria, "luftë" mes spitalit dhe shtëpisë së shëndetit

Një personel prej njëzet mjekëve dhe personeli ndihmës në laboratorin ne spitalin e Gostivarit është duke punuar në një hapësirë prej vetëm dhjetë metra katrorë. Kjo hapësirë shfrytëzohet edhe si kuzhinë, edhe si zyrë për dy shefat. Këtu flenë kujdestarët, ndërsa po kjo hapësirë shfrytëzohet për veshjen e personelit, pasi nuk ka hapësirë të veçantë për gardërobë. Krahas hapësirës së vogël për personelin, laboratori ka vetëm një dhomë pranimi dhe tre hapësira për analiza. Problemet hapësinore në laboratori janë të pranishme tash më dy vite, ndërsa u shfaqën pas fillimit të privatizimit në shëndetësi. Me reformat u ndanë vetëm obligimet, ndërsa hapësira dhe aparatura mbeti e përbashkët edhe për personelin që vazhdoi të punojë në spital dhe për atë që kaloi në shëndetësinë primare.
Laboratori është e vendosur në hapësirat e bodrumit të spitalit edhe është pa kushte përkatëse për punë. "Nuk kemi kushte për punë edhe pse mesatarisht shërbejmë nga 100 pacientë në ditë, e kjo është shifër prej 2,200 pacientë në muaj ose rreth 30,000 pacientë në vit", ankohen të punësuarit në laborator.
Pasi që shfrytëzojnë aparate të njëjta dhe punojnë me hapësira të njëjta, janë të detyruar të merren vesh për orarin e punëve. "Kemi përgatitur orar të veçantë të cilit duhet t`i përmbahemi me përgjegjësi, që të mos kemi probleme dhe gabime gjatë analizave. Njëra palë shfrytëzon aparatet në mëngjes, ndërsa pala tjetër pas mesdite", thonë përgjegjësit në pjesën e laboratorit të spitalit. Ata theksojnë se orari i punës shpesh herë shkakton probleme gjatë përpunimit të analizave urgjente dhe prandaj kanë mosmarrëveshje me mjekët e reparteve. "Për shembull shpesh herë ka ndodhur që ndonjë pacient me rrezik të lartë për shëndetin dhe jetën duhet të operohet urgjentisht. Mirëpo në sallë nuk mund të hyhet pa mos u bërë analizat e nevojshme të gjakut, kështu që kirurgu kërkon që rezultatet laboratorike të bëhen në afat sa më të shkurtër. Nuk është problem që ato të bëhen në mënyrë urgjente, por problemi qëndron se në atë moment aparati është i zënë me analiza nga shtëpia e shëndetit dhe ne nuk mundemi ta kryejmë punën tonë", sqarojnë përgjegjësit nga pjesa e laborit që vijnë nga spitali.
Nga drejtoria e spitalit thonë se ndarja fizike e laboratorit është një prej problemeve më të mëdha me të cilin ky institucion shëndetësor ballafaqohet një periudhë më të gjatë.
"Formuam komisionet për ndarjen e aparaturës, mirëpo për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk ishim në gjendje të sigurojmë kushte përkatëse për ndarjen e hapësirave. Ministria e Shëndetësisë është informuar për këtë problem, ndërsa nga ana e tyre na është premtuar se do të ndërmerren masa për zgjidhjen më të shpejtë të këtij problemi", thotë Betim Dauti, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Gostivarit.
Ai thekson se laboratori është pjesë kyçe e funksionimit të drejtë të shërbimeve të tjera në spital. Me atë që zvarritet zgjidhja e këtij problemi, jo vetëm që rëndohet puna e laborantëve, apo edhe puna e shërbimeve tjera të spitalit, por, më e keqja, mund të ndikojë edhe në shëndetin e pacientëve.


Të tjera:

Më të rrezikuar banorët e ndërtesave
përgjatë lumit Vardar dhe ata afër qendrës për kulturë!

Karton i verdhë...për ata që lanë pusetat e kopshtit të hapura!
Arrestohen plaçkitësit e kompjuterëve nëpër shkolla
Nuk dihet asryeja e vdekjes së foshnjës
Tre vite burg për abuzim seksual të fëmijës
Javë e zezë në Gostivar, ndodhin dy vetëvrasje!
Kontakti i shkurtër nga televizori, shkaktarë i zjarrit
Çarçafë të rinj nga Zvicra për shtretërit e spitalit në Gostivar
Largohen magazinat, zhbllokohet rruga e spitalit!
Ndihma e parë, lirimi nga taksat komunale!
Do të sanohen dëmet në autostradë dhe në rrugët rajonale
Stacioni për ngarkim-shkarkim të mbeturinave megjithatë do të ndërtohet në dalje të qytetit!
Shmangia e përgjegjësisë nuk mund t`i mbrojë fëmijët
Reformat, shpëtim për kadastrën e “mbytur”në lëndë të vjetra
Bejta: Gostivari mund të hyjë në fazën e dytë të decentralizimit!
"Uji i banjës së Tetovës të mbrohet, ose të ndalohet për pije!"
Laboratoria, "luftë" mes spitalit dhe shtëpisë së shëndetit
Shumë pak të interesuar për informacionet me karakter publik
Zyra për ndihmë juridike falas, me dyer të mbyllura
Përmirësohen kushtet në repartin intern dhe atë kirurgjik
Të rinjtë i promovojnë “heronjtë” e kohës sonë
"Ekzistojnë shifra të zeza që nuk i di askush"
Koncert i muzikës klasike
Prezantim i veprave të grafistes Nexhmije Çerkezi nga Prishtina
Shënohet dita e gjimnazit të Tetovës
Shënohet 50-vjetori i themelimit
Koncert në Makedonski Brod

Top