Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

 

Aktualitete

Largohen magazinat, zhbllokohet rruga e spitalit!

Inspektorët e Sektorit për mbikëqyrje inspektorale pranë komunës së Tetovës ndërmorën aksion për rrënimin e magazinave të ndërtuara pa leje të cilat e pengonin trafikun në rrugën e cila çon për tek spitali.
Aksioni në rrugën "Memet Pashë Deralla" (ish "29 nëntori") filloi me rrënimin e objekteve nga udhëkryqi me bulevardin "Vidoe Smileski Bato" (të njohur si rruga industriale) ndërsa përfundoi me objektet në bulevardin e Ilindenit.
"Bëhet fjalë për 26 objekte pa leje ndërtimi të cilat kanë dalë jashtë linjës së planit detal urbanistik për atë pjesë të qytetit. Krahas asaj ka uzurpim të sipërfaqeve publike trotuareve dhe shkelje të Ligjit për siguri në trafikun rrugor", deklaroi Hisen Xhemaili, drejtues i Sektorit për mbikëqyrje inspektorale.
Një pjesë e pronarëve vetë kanë larguar konstruksionet metalike të magazinave, me çka ua lehtësuan punën inspektorëve. Pronarët e magazinave u ankuan se kanë investuar mjete financiare për ndërtimin e tyre dhe akuzuan pushtetin komunal për qasje selektive gjatë rrënimit. "Nuk ka qasje selektive. Asnjëra nga magazinat nuk ka leje dhe të gjitha kanë marrë vendime për rrënim dhe disa prek tyre që në vitin 2003. Deri më tani janë toleruar, por sot ka filluar zbatimi i vendimeve për largimin e tyre", është kategorik Xhemaili.


Të tjera:

Më të rrezikuar banorët e ndërtesave
përgjatë lumit Vardar dhe ata afër qendrës për kulturë!

Karton i verdhë...për ata që lanë pusetat e kopshtit të hapura!
Arrestohen plaçkitësit e kompjuterëve nëpër shkolla
Nuk dihet asryeja e vdekjes së foshnjës
Tre vite burg për abuzim seksual të fëmijës
Javë e zezë në Gostivar, ndodhin dy vetëvrasje!
Kontakti i shkurtër nga televizori, shkaktarë i zjarrit
Çarçafë të rinj nga Zvicra për shtretërit e spitalit në Gostivar
Largohen magazinat, zhbllokohet rruga e spitalit!
Ndihma e parë, lirimi nga taksat komunale!
Do të sanohen dëmet në autostradë dhe në rrugët rajonale
Stacioni për ngarkim-shkarkim të mbeturinave megjithatë do të ndërtohet në dalje të qytetit!
Shmangia e përgjegjësisë nuk mund t`i mbrojë fëmijët
Reformat, shpëtim për kadastrën e “mbytur”në lëndë të vjetra
Bejta: Gostivari mund të hyjë në fazën e dytë të decentralizimit!
"Uji i banjës së Tetovës të mbrohet, ose të ndalohet për pije!"
Laboratoria, "luftë" mes spitalit dhe shtëpisë së shëndetit
Shumë pak të interesuar për informacionet me karakter publik
Zyra për ndihmë juridike falas, me dyer të mbyllura
Përmirësohen kushtet në repartin intern dhe atë kirurgjik
Të rinjtë i promovojnë “heronjtë” e kohës sonë
"Ekzistojnë shifra të zeza që nuk i di askush"
Koncert i muzikës klasike
Prezantim i veprave të grafistes Nexhmije Çerkezi nga Prishtina
Shënohet dita e gjimnazit të Tetovës
Shënohet 50-vjetori i themelimit
Koncert në Makedonski Brod

Top