Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

Argëtim

Horoskopi i javës

DASHI
Ngjarjet e reja në ambientin e punës në mënyrë plotësuese e komplikojnë pozitën tuaj. Disa nga kolegët përpiqen t`i kufizojnë mundësitë tuaja dhe në këtë mënyrë ju sjellin në situatë të pakëndshme. Në jetën e dashurisë, partneri përpiqet t'ua imponojë idetë dhe rregullat e sjelljes. Nuk dëshironi të jeni në hije, mirëpo momentalisht nuk gjeni dalje nga situata momentale.

DEMI
Rrethi në mënyra të ndryshme i komenton idetë tuaja profesionale. Mendoni për sugjestionet e dikujt. Ngjarjet e reja duhet t`i vlerësoni nga më shumë aspekte, me qëllim që në mënyrë të rregullt t`i shqyrtoni të gjitha mundësitë. Nuk ka nevojë të silleni në mënyrë tepër të rreptë ndaj personit të dashur. Lirisht shprehni ndjenjat dhe qëllimet, bëni ndonjë gjest të mirë.

BINJAKET
Nuk mund të arrini sukses pa informata precize dhe përgatitje detale. Kushtoni kujdes sugjestioneve të dobishme, një person e nxit angazhimin tuaj në anë të ndryshme. Jeni të kënaqur në raportet me personin e dashur, gjendeni në periudhë të lumturisë së përbashkët. Nëse jeni të lirë ju paraprin fazë e dashurisë dhe seri e takimeve pasionante.

GAFORRJA
Gjendeni në fazë kreative, mendoni ide të reja dhe e nxitni rrethin në aktivitet plotësues. Ju nevojiten autorizime të gjëra gjatë organizimit të punëve. Nuk mund ta planifikoni çdo detal nga jeta e përbashkët me personin e dashur. Pa dallim të vërejtjeve të cilat i fitoni kohë pas kohe, tregoni se për ju është me rëndësi lumturia e përbashkët dhe besimi i ndërsjellë.

LUANI
Përpiqeni të krijoni kushte më të mira që t`i realizoni interesat profesionale. Pa dallim të aftësive tuaja praktike, nuk mundeni gjithmonë t`i pajtoni interesat e ndryshme dhe t`i plotësoni pritjet e të tjerëve. Jeni të shqetësuar dhe të drejtuar nga shprehja e ndjenjave dhe nevojave tuaja. Shpesh herë reagoni në mënyrë impulsive dhe e komplikoni jetën e dashurisë.

VIRGJERESHA
Keni ndërmarrë përgjegjësi të madhe para kolegëve. në kushte kur ekzistojnë ndikime dhe mendime të ndryshme nuk është lehtë të gjenden interesat e përbashkëta. Nevojitet të tërhiqni një vijë dhe të përcaktoheni për model të ri për punë të suksesshme. Vëreni detale të ndryshme në jetën e dashurisë dhe i mbyllni sytë para gjërave që nuk ju pëlqejnë, mirëpo kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme.

PESHORJA
E rëndësishme është t`i përshpejtoni marrëveshjet, mirëpo ekzistojnë komplikime të caktuara ose probleme të cilat objektivisht ju pengojnë. jeni të brengosur për shkak të informatave të reja dhe nuk jeni të kënaqur me rezultate mesatare. Në plan emocional ju pret disponim i ndryshueshëm dhe do të keni përshtypje se partneri ju lodh me kërkesa të ndryshme. Bëhuni pak vetëkritik, shkaqet e mosmarrëveshjeve qëndrojnë në të dyja anët.

AKREPI
E rëndësishme është t`i përparoni të gjitha mundësitë për punë të suksesshme, mirëpo vërejtjet që i drejtoni ndaj kolegëve nuk do t`i sjellin rezultatet e dëshiruara. Ndjeni shtypje psikologjike për shkak të dëshirës që gjërat ta fitojnë kuptimin dhe rëndësinë e vërtetë. Dikush ju inspiron në rol më aktiv ne jetën e dashurisë. Shfrytëzojeni sharmin tuaj dhe lëshojuni kënaqësisë.

SHIGJETARI
Në ambientin e punës shpesh herë e keni fjalën kryesore dhe nga të tjerët prisni që t`i ndjekin idetë e juaja. Keni aftësi ta impononi mendimin tuaj para kolegëve dhe të realizoni rol të rëndësishëm në negociata. Do të kënaqeni në kontaktet dhe takimet emocionale. Shumë gjëra do të bëhen të arritshme, kur mendimet dhe ndjenjat tuaja do t`i ndani me personin e dashur.

BRICJAPI
Jeni të brengosur për shkak të kritikës së dikujt dhe përpiqeni t`i ndryshoni kushtet themelorë në punë. Mos lejoni ndonjë të vrapojë para jush me idetë dhe planet tuaja. Në plan emocional, mes jush dhe personit të dashur do të paraqiten mosmarrëveshje të caktuara. Përpiquni të gjeni dialog. Nëse jeni të lirë, interesimin e dikujt e interpretoni në mënyrë të gabuar dhe në pajtim me nevojat tuaja emocionale.

UJORI
Gjendeni në fazë kreative dhe jeni origjinal në ambientin e punës. Në mënyrë selektive i zgjidhni situatat në të cilat mund të theksoheni me aftësitë tuaja profesionale. Kohë pas kohe pranoni zgjidhje me kompromis. Dëshira juaj të dominoni në publik ka anë pozitive dhe negative. Në raportet me personin e dashur gjërat duken pak të zbehta.

PESHQIT
Analizoni pak më me kujdes kolegët tuaj, me qëllim që t`i kuptoni motivet dhe interesat e tyre profesionale. Nuk ka nevojë të imponoheni para partnerëve profesionalë, në këtë mënyrë vetëm jepni shkak për komente të ndryshme. Jeni përplot me energji kreative dhe në mënyrë të mençur i zgjidhni situatat e komplikuara. Raporti juaj i dashurisë ju kujton në lojë inspiruese dhe argëtuese.

TOP