Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

Ekonomi

Gjoba për zejtarët që nuk do të nxjerrin vendime të reja

Zejtarët e Gostivarit që kanë vendime për kryerjen e veprimtarisë zejtare më të vjetra se një vit e gjashtë muaj, në afat prej një muaj do të duhet të sigurojnë vendime të reja reja, ose t`i harmonizojnë ato me dispozitat e ligjit të ri për veprimtari zejtare. Në të kundërtën do të konsiderohet se punojnë në mënyrë joligjore dhe do të gjobiten në shumë nga 500 deri 1,000 euro.
"Për shkak të mo sinformimit, në kuadër të afatit të parë nuk kishim interesim të madh për nxjerrjen e vendimeve, kështu që të njëjtin e vazhduam edhe për një muaj. Kjo do të thotë se zejtarët të cilët nuk kanë marrë vendime të reja ose nuk i kanë harmonizuar të vjetrat, këtë mund ta bëjnë deri në gjysmën e parë të muajit qershor", thotë Nazif Mustafa, kryetar i Odës së Zejtarëve në Gostivar.
"Me ndryshimet e ligjit ishte paraparë që edhe personat të cilët kanë të regjistruar firma, tregtarë individualë ose "shoqata me përgjegjësi të kufizuarnjë person" dhe që kanë veprimtari bazë zejtarinë, t`i shlyejnë obligimet ndaj odës së zejtarëve e jo ndaj odës ekonomike ku ishin të regjistruar më parë. Harmonizimin e vendimeve zejtarët do të mund ta bëjnë çdo ditë pune në Odën e Zejtarëve në Gostivar, ku do të mund t`i marrin të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me dispozitave të reja ligjore.
Ligji për kryerjen e veprimtarisë zejtare hyri në fuqi para një viti. Me qëllim që të plotësohen mangësitë e tij, janë bërë një numër i madh i ndryshimeve dhe plotësimeve. Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë thjeshtësuar procedurat për regjistrimin e veprimtarisë zejtare.


Të tjera:

"Këshilli nismëtar nuk është organ legjitim"
Gostivar: Bujqit mund të konkurrojnë për 26 hektarë tokë shtetërore
Inspektorati do të vazhdojë ndjekjen e "tregtarëve" të trotuareve
Gjoba për zejtarët që nuk do të nxjerrin vendime të reja
Organizohet panairi i shtatë me radhë i Tetovës
Numri i personave me handikap që kërkojnë punë nuk ndryshon

TOP