Gruaja dhe Familja
Thinjat, dukuri normale apo pasojë e streseve
Flokët e thinjura. Për disa do të thotë fillimi i fundit. Të tjerët e shohin si një vlerësim publik për arritjet. Ka nga ata që thonë se flokët e thinjura janë rezultat i streseve dhe problemeve edhe pse nuk ka fakte për të mbështetur një version të këtillë. Pa marrë parasysh në janë të ngjyrosura, të lara ose të lëna të zhvillohen në mënyrë natyrale, paraqitja e tyre paraqet një ngjarje të rëndësishme në jetën e çdokujt.
Shëndeti, trashëgimia ose faktorët ambiental, të gjithë këta mund të ndikojnë që floku juaj të fillojë të thinjet. Por faktori kryesor mbetet mosha.
Cila është origjina
e thinjave?
Gjithçka fillon në momentin kur organizmi juaj ndërpret prodhimin e melaninës. Çdo fije e flokut tuaj rritet nga një pore që përbëhet nga qeliza me melaninë. Këto qeliza të mbushura me melaninë quhen "melanosite" (melanocytes). Melanisitet kalojnë melaninën në qelizat fqinje të quajtura "keratinosite" (keratinocyte), të cilat prodhojnë keratinë, një nga përbërësit kryesor të flokut. Me kalimin e kohës sasia e melaninës në keratinocite zvogëlohet. Floku i thinjur është në fakt floku pa sasinë e nevojshme të melaninës. Thinja nuk ka melaninë dhe kjo është e gjithçka që mund të thuhet për të. Sasia e pamjaftueshme e melaninës, gjithashtu kontribuon në mungesën e lagështisë së flokut. Prandaj nëse floku juaj është më i zbardhur, përmbajtja e tij bëhet më e thatë dhe më e ashpër. Kjo është edhe arsyeja pse flokët e thinjura kanë më shumë gjasa të jenë të kthyera (kaçurrele) dhe jo elastike.
Procesi i të thinjurit
Në fillim të procesit të të thinjurit poret e flokut prodhojnë fije floku pa ngjyrë sipas një rendi të pacaktuar. Për arsye akoma të panjohura, fijet e para të thinjura paraqiten në majë të kokës.
Në fakt floku juaj nuk thinjet, ai lind i tillë. Çdo ditë flokët bien dhe në vend të tyre mbijnë të reja. Në çdo moment, rreth 8590% e flokëve tuaja janë në proces të rritjes aktive, përderisa të tjerat janë në gjendje pushimi.
Në kushte normale rritja e një fije floku zgjat nga dy deri katër vite. Pas kësaj fillon faza e pushimit, e cila zgjat nga dy deri katër muaj dhe më pas ajo bie dhe zëvendësohet më një të re. Mesatarisht, shumica e njerëzve humbin nga 50100 fije floku në ditë.
Edhe pse mund të duket se thinjat "dalin brenda natës", në realitet hapësirat me flokë të thinjura zhvillohen sipas një kursi normal. Flokët e errëta zakonisht i "fshehin" ato të thinjurat në fazën e hershme të tyre. Andaj nëse ju dëgjoni se dikush është thinjur brenda natës, kjo në fakt do të thotë se flokët e tyre janë të përziera dhe fijet e errëta janë më të shprehura derisa fillojnë të bien. Kjo është shumë e dukshme te njerëzit që kalojnë periudha të gjatë më ndonjë sëmundje, kryejnë ndërhyrje kirurgjike ose kanë humbje të shpejtë të peshës. Në këto raste ndodh që brenda një dite të humben deri 300 fije floku.
Si ndodh e gjithë kjo?
Për momentin nuk ka shpjegim shkencor se kur saktësisht qeliza, ose një grup qelizash ndërpresin prodhimin e melaninës. Në fazën e parë të të thinjurit, melanocitet vazhdojnë të jenë prezent, por nuk janë aktive. Më vonë numri i tyre fillon të zvogëlohet. Një proces i këtillë i të thinjurit mund të fillojë që në moshë fare të re. Megjithatë te shumica e njerëzve thinjat paraqiten pas moshës 30 vjeçare.
Disa hulumtime kanë treguar se rol të ndjeshëm në paraqitjen e thinjave ka edhe gjinia. Tek meshkujt thinjat paraqiten në moshën 30 vjeçare, ndërsa tek femra kjo dukuri vjen rreth moshës 35 vjeçare. Gjenet janë një faktor kontribuues gjithashtu. Ka disa familje ku anëtarët e saj fillojnë të thinjen që në moshën 20 vjeçare. Nëse në këto raste bëhet fjalë për një gjen, apo një grup gjenesh, akoma nuk është e qartë. Mbi 50% e banorëve të Kaukazit janë gjysmë të thinjur që në moshën 50 vjeçare. Por edhe atje ka disa dallime mes popujve me përkatësi të ndryshme etnike, gjë që vërteton se elementi gjenetik është prezent në këtë dukuri.
Por një fakt i këtillë biologjik ndryshon dukshëm nga një person në tjetrin, gjë që bën shkencëtarët të mendojnë se mosha nuk është faktori kyç se kur do të paraqiten thinjat.
Disa nga arsyet
potenciale
Edhe përkundër mungesës së gjetjeve nga hulumtimet për rolin e gjenetikës në paraqitjen e thinjave, ekspertët kanë mundur të vendosin lidhje mes thinjave dhe ambientit si dhe mes thinjave dhe shprehive të jetës. Ata kanë mundur të përcaktojnë edhe lidhje, në njëfarë shkalle, mes thinjave dhe sëmundjeve. Disa nga faktorët që mund të shkaktojnë thinjat janë:
Pirja e duhanit. Disa hulumtues britanikë kanë ardhur në përfundim se duhanxhinjtë kanë katër herë më shumë gjasa të thinjen që në moshë të re. Pse ndodh kjo akoma nuk është e qartë.
Sëmundjet. Në disa raste paraqitja e thinjave mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje të "fshehtë".
Ilaçet. Përdorimi i disa ilaçeve mund të shkaktojë ndërprerje në procesin e rritjes së flokut dhe rënien e tyre. Një dukuri e këtillë mund të ndihmojë "dukjen" e thinjave.
Përqafoje
i
ndividualitetin tënd
Një shaka thotë se gërshëra është ilaçi më i mirë kundër thinjave, ndërsa disa të tjerë thonë se thinjat janë "bukuria e moshës". Tek e fundit, fija e parë e thinjur do të thotë se ju jeni duke u plakur normalisht.
Më shumë prodhues kozmetikë premtojnë se mund të kthejnë ngjyrën natyrale të flokut tuaj. Por nuk ka të dhëna shkencore të besueshme që do të mund të vërtetojnë këto pretendime. Më e shumta që mund të bëjnë këto prodhime është të zgjidhin problemin e thinjave për një kohë të shkurtër. Por ka nga ato që edhe mund të shkaktojnë edhe dëme më të mëdha në varësi nga kimikalet që përmbajnë. Për momentin njerëzit më thinja kanë dy zgjidhje: t'i lënë ashtu siç janë, ose t'i lyejnë. Si do që të jetë ju do të keni shumë shokë!
Tekst i huazuar
Të tjera:
Zbulohet përqindje e lartë e grave që vuajnë nga osteoporoza
Rreth 200 gostivarase të diplomuara kërkojnë punë
Masat konkrete kundër dhunuesve qëndrojnë vetëm në letër
Mësoni më shumë për shëndetin tuaj reproduktiv
"Nuk duhet hyrë në marrëdhënie seksuale me çdo çmim dhe me cilindo person"!
Sëmundjet jo ngjitëse, një problem jo vetëm shëndetësor
Thinjat, dukuri normale apo pasojë e streseve
TOP
|
|