KomunatQytetarët shprehin interesim për legalizim
Qytetarët e komunës së Zhelinës, gjithnjë e më shumë shfaqin interes për të bërë legalizimin e objekteve të tyre për të cilat nuk posedojnë leje. Në ditën e hapur të komunës, shumica e qytetarëve ishin të interesuar për të legalizuar objektet e tyre, pasi tani edhe procedura e legalizimit të objekteve duket se është më e lehtë. Kryetari i komunës së Zhelinës, Qenan Aliu, theksoi se çmimet për ndërtim nuk kanë ndryshuar, duke u dhënë një mundësi më shumë qytetarëve që të legalizojnë objektet e tyre. Në lidhje me atë se sa qytetarët janë të gatshëm të fillojnë të paguajnë taksat për të legalizuar objektet e tyre, Qenan Aliu pohoi se për çdo ditë e më tepër vetëdija e qytetarëve për të paguar taksat komunale po rritet dhe mendoj se me kalimin e kohës kjo vetëdije do të rritet edhe më shumë. Të tjera: |