Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

Sport

Renova në prag të trofeut të parë në futboll

Sot në stadiumin e qyte-tit në Shkup, të rinjtë e Re-novës do të luftojnë për Ku-pën e Maqedonisë në futb-oll kundër bashkëmosha-tarëve të Pelisterit nga Manastiri. Deri në finale të kë-tij kompeticioni, skuadra nga Xhepçishti ka arritur pasi më parë ka eliminuar skuadrat e Teteksit, Proleterit, Vardarit dhe Bellasicës.
Sipas trajnerit të skua-drës së juniorëve të Reno-vës, Bujar Islami, kjo nde-shje është e një rëndësie të veçantë për ta. "Presim një lojë të fortë kundër Pelisterit. Ne këtë skuadër e ke-mi fituar në kampionat, por kjo ndeshje është e ndry-shme dhe duhet t'i qasemi më ndryshe. Handikap i madh i skuadrës do të jetë mungesa e sulmuesit më të mirë të ligës së juniorëve, Artan Baftjari, i cili pati një aksident trafiku dhe do të mungojë në këtë ndeshje", u shpreh Islami.
Ndeshja në mes Renovës dhe Pelisterit do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Shkup. E.S.


Të tjera:

Mavrova në ligën te parë, nëse Rabotniçki hyn në ligën e Adriatikut
Pas fitores ndaj Milanos, Teteksi siguron pjesëmarrjen në barazh
Drita "pengohet" në Reçicë të Madhe
Shkëndija edhe një herë mund Renovën
Renova në prag të trofeut të parë në futboll
Barazimi në Kratovë, rezultat i referimit skandaloz

TOP