Numri 143    Viti III                                                                 23 Maj 2007

Sport

Barazimi në Kratovë, rezultat i referimit skandaloz

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën e kaluar në Kratovë, hendbollistet e Univers1 arritën të sigurojnë vetëm një pikë, pas barazimit 26:26 me ekipin Dobra Voda. Sipas drejtuesve të klubit, ky rezultat është pasojë e referimit tendencioz në këtë takim..
"Referët na dëmtuan me mënyrën në të cilën gjykonin në këtë ndeshje. Vazhdimisht na përjashtonin nga loja, ndërsa pesëmbëdhjetë minutat e fundit i luajtëm pa lojtaret me të mira Gorgjiçkova dhe Ilieska, të cilat u larguan nga loja me kartona të kuq edhe pse nuk meritonin një ndëshkim të tillë", deklaroi trajneri i ekipit Xhezi Kamberi.
Hendbollistet e Gostivarit pa marrë parasysh rezultatin e këtij dueli, pjesën garuese të kampionatit të sivjetmë e përfunduan në vendin e dytë. Në xhiron e fundit gostivaraset janë të lira. Për hyrjen eventuale në superligën e femrave, Univers 1 pret në vendimin e Federatës së Hendbollit të Maqedonisë.


Të tjera:

Mavrova në ligën te parë, nëse Rabotniçki hyn në ligën e Adriatikut
Pas fitores ndaj Milanos, Teteksi siguron pjesëmarrjen në barazh
Drita "pengohet" në Reçicë të Madhe
Shkëndija edhe një herë mund Renovën
Renova në prag të trofeut të parë në futboll
Barazimi në Kratovë, rezultat i referimit skandaloz

TOP